Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se paratë që qeveria aktuale humbi në gjyqin kundër sipërmarrësit italian Francesco Beçhetti, do të paguhen nga pushtetarët.
Basha paralajmëroi ata pushtetarë që shkaktuan këtë dëm të madh se do t’i konfiskohen paratë kudo që i kanë fshehur. Këtë gjë, Basha thotë se do ta bëjë të mundur së bashku me partnerët strategjikë.
Kryetari i PD-së foli edhe për sulmet e kundërshtarit të tij, Edi Ramës, duke u shprehur se Rama do të vazhdojë të sillet si ari cirku në përpjekje për të vazhduar të gënjejë qytetarët.
Në takim e sotëm me banorët e unazës, Basha premtoi se vlerësimi i banesave të shembura padrejtësisht nga qeveria aktuale në kuadër të planit Unazës së Re do të vlerësohen me çmim tregu.
“Ne nuk do ta lejojmë. Çdo zotim që kemi bërë deri më tani. Unë kam vendosur firmën time. Fytyrën time. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera e Unazës së Re. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi. Do iu paguajmë para në vlerën e tregut për të gjitha shtëpitë e prishura padrejtësisht nga qeveria. Ne një nga ligjet e para që do kalojmë është të nxjerrim 110 milionë euro nga pushtetarët që shkaktuan këto dëme. Nuk ka rëndësi ku i kanë fshehur, por do t’iua gjejme së bashku me partnerët tanë. Ne do iua konfiskujomë dhe këto para do iua kthejmë shqiptarëev.E keni parë nga mëngjesi deri në darkë ka vetëm një avaz. Sulmon opozitën, median, qytetarët. Bilanci i tij janë vetëm krimet e shëmtuara. Ai do të vazhdojë të sillet si ariu i cirkut, me shpresën se do të vazhdojë të gënjejë qytetarët. Papunësi, padrejtësi, rritje çmimesh, shkatërrim shëndetësie, ekonomie. Ka vetëm një rrugë, Shqipëria do ndryshim, Tirana do ndryshim”, theksoi Basha.
(E.H/Faxweb.al)