Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka ndarë një raport të ‘Transparency International’ pyet ndjekësit e tij në ‘Instagram’ se sa është përqindja e familjeve shqiptare që janë detyruar të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazike.
Ndërkohë sipas raportit të ‘Transperncy International’, Shqipëria renditet i pari në rajon për nivelin e ryshfetit deri në 34%.
“Cila është përqindja e familjeve shqiptare që janë detyruar të pagujnë ryshfet për të marrë shërbime bazike?Sipas Transparecy International vendi ynë renditet i pari në rajon me një nivel ryshfeti prej 34%.”- shkruan Basha.
(R.G/Faxweb.al)