Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku mjeti përplasi për vdekje 10-vjeçaren A.Petali.
Babai i saj gjatë një deklarate për mediat është shprehur se drejtuesi i mjetit Alban Guri, i cili u arrestua pak minuta më vonë, tentoi që t’ia mbathte. Babai i A.Petalit tregon se shoferi ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa e mitura ka qenë me gjyshen e saj, e cila po e mbante prej dore.
“Kisha 10 min që u ndava nga vajza. Vajza ishte me gjyshen për dore. Shoferi ishte me shpëjtesi shumë të lartë në rrugë lagjeje, e përplasi femijën dhe iku . Ia lë shtetit në dorë që të bëjë drejtësi”, është shprehur babai i të miturës.
Si ndodhi aksidenti tragjik
E mitura A. Petali nga Tirana, e cila humbi jetën tragjikisht mesditën e djeshme pasi u përplas nga makina, jetonte me babain dhe 3 motra dhe vëllezër. Fax Neës mëson se fëmijët jetonin vetëm me të atin pasi ky i fundit ishte divorcuar nga e shoqja.
Familja Petali jetonte prej vetëm 4 ditësh në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Burime bëjnë me dije se Alban Guri është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit ndërsa është arrestuar pak minuta më vonë.
Alban Guri, drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin që i mori jetën të miturës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4. Në dëshminë e tij fillestare ka treguar se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën dhe nuk ka mundur ta kontrollojë mjetin për të shmangur aksidentin.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes shihet se përplasja ka ndodhur në derën e shtëpisë së të miturës, ndërsa rruga nuk ka fare trotuar. Muri i banesës së familjes Petali me rrugën nuk i ndan asgjë.
(E.K/Faxweb.al)