Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

10-vjeçarja doli nga dera e shtëpisë dhe u përplas për vdekje, detaje të reja nga aksidenti tragjik në Tiranë (Pamje nga vendngjarja)

E mitura A. Petali nga Tirana, e cila humbi jetën tragjikisht mesditën e sotme pasi u përplas nga makina, jetonte me babain dhe 3 motra dhe vëllezër. Fax News mëson se fëmijët jetonin vetëm me të atin pasi ky i fundit ishte divorcuar nga e shoqja.

Familja Petali jetonte prej vetëm 4 ditësh në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Burime bëjnë me dije se Alban Guri është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit ndërsa është arrestuar pak minuta më vonë.

Alban Guri, drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin që i mori jetën të miturës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4. Në dëshminë e tij fillestare ka treguar se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën dhe nuk ka mundur ta kontrollojë mjetin për të shmangur aksidentin.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes shihet se përplasja ka ndodhur në derën e shtëpisë së të miturës, ndërsa rruga nuk ka fare trotuar. Muri i banesës së familjes Petali me rrugën nuk i ndan asgjë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *