Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

10 vite pa Tanin e ‘Topit’, mesazhi i së motrës që preku Lori Hoxhën

Nga sot kanë kaluar 10 vite, të ndarjes nga jeta e drejtuesit të ‘Top Medias, Dritan Hoxha, në aksidentin tragjik.

Në këtë ditë  i ndjeri u  përkujtua nga të gjithë të afërmit, miqtë, kolegët, por më së shumti mungesën e tij e ka ndjerë familja Hoxha.

Lori Hoxha ka marrë mesazhe të ndryshme ditën e sotme, ku më prekësin ka vendosur ta ndajë me fansat në rrjetin social ‘Instagram’.

Motra e vogël e saj, Redia në mesazhin e saj i thotë, se  pavarësisht mërzitjes, duhet  të qëndrojë e fortë.

“E di që je e trishtuar, kështu që nuk do të uroj një ditë të mirë. Në vend të kësaj të këshilloj të kesh thjesht një ditë. Qëndro e gjallë, ushqehu mirë, vish rroba të rehatshme dhe mos hiq dorë nga vetja jote. Do të bëhet më mirë. Deri atëherë, kalo një ditë tjetër”, shkruhet në mesazhin që Redia i ka dërguar Lorit.

Blogerja e ka ndarë këtë mesazh me ndjekësit e saj dhe përmbi të ka vendosur një zemër të madhe. Me shumë siguri ky mesazh e ka bërë Lorin të ndihet më mirë.  (E.V/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close