Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

10 të plagosur te Spitali i Traumës, efektivët e policisë i mjekojnë dhe i rikthejnë në Astir (Detaje)

Fax News ka qenë që prej mëngjesit të sotëm pranë banorëve të Astirit, të cilët janë gjetur nën një dhunë të paprecedentë nga ana e punonjësve të policisë.

Dhjetra banorë janë shoqëruar me forcë nga ana e policisë, ndërsa derimë tani është mundur që të prishet objekti i parë në zonë.

Në videon e mëposhtme të siguruar nga ana e Fax News, shihet qartë dhe kordoni që kanë vendosur punonjësit e policisë.

Burime bëjnë me dije se deri tani në spitalin e Traumës kanë mbërritur rreth 10 persona të lënduar, shumica prej të cilëve nga radhët e banorëve, si dhe katër efektivë të policisë, 3 prej të cilëve janë rikthyer sërish pranë protestës.

Ndaj banorëve është hedhur gaz lotsjellës disa herë nga ana e policisë.

Shembja e objektit të parë në zonë:

Arrestimi i dhunshëm i banorëve, kryesisht gra, ndaj të cilave dhuna ka qenë mjaft e madhe:

Një prej personave të shoqëruar është dhe pedagogu i njohur i gazetarisë Ervin Goci:

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *