Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

10 shkaktarët e sëmundjeve të veshkave

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi kryejnë funksione jetësore, prandaj, është thelbësore që ashtu si për çdo organ tjetër të kujdesemi edhe për mirëfunksionimin tyre.

10 shkaqet kryesore të shfaqjes së problemeve të veshkave, të cilët duhen mënjanuar, sipas  mjekëve të spitalit HYGEIA, janë:

Mbajta e Urinës

Një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave është moszbrazja e fshikëzës në momentin e ndjesisë për të urinuar.

Konsumi i pamjaftueshëm i ujit

Veshkat mund të dëmtohen rëndë nëse nuk pini ujë mjaftueshëm.

Konsumi i kripës në sasi të larta

Konsumi i tepërt i kripës, rëndon funksionin e veshkave duke qenë se do t‘i duhet të punojnë shumë më tepër për të nxjerrë kripën e tepërt nga organizmi.

Përdorimi i rregullt i analgjezikëve

Shumë persona marrin analgjezikë për të ulur inflamacionin si dhe për të kontrolluar dhimbjet por marrja e rregullt e tyre mendohet se është e dëmshme për veshkat.

Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të larta proteinash

Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash nxit glomerulat deri në hiperfiltrim duke rritur ngarkesën metabolike të veshkave.

Konsumi i alkolit

Nga konsumi i tepruar i alkoolit, acidi urik do të mbetet në tubat renalë, duke rritur kështu rrezikun e dështimit renal.

Duhanpirja

Duhanpirja shkakton ngushtim të enëve të gjakut në veshka duke përshpejtuar humbjen e funksionit të veshkave.

Konsumi i tepërt i kafeinës

Konsumi i tepërt i kafeinës, rrit presioni arterial e për pasojë rëndon funksionin e veshkave.

Neglizhenca ndaj infeksioneve të zakonshme

Mostrajtimi i infeksioneve, viruseve apo baktereve mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Mungesa e gjumit

6 deri në 8 orë gjumë janë thelbësore për shëndetin e çdo individi pasi gjatë këtij procesi rigjnerohen indet e organeve.

Për të rezervuar takimin tuaj me mjeket nefrologe të spitalit Hygeia, kontaktoni në numrin: 04 23 90 000

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.