Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

10 pyetje që duhet ti bëni vetes për mikeshën tuaj, mos ndoshta ju del armike…

Nuk është aspak ndjesi e mirë dhe ju besojmë! Mbase keni një shoqe me të cilën shoqëroheni gjithmonë dhe e mbani shumë afër duke i treguar gjithçka mbi jetën tuaj. Por ka raste që keni shumë dyshime nëse ajo është njeriu të cilës mund t’i besoni vërtetë.

Ndonjëherë ajo duket më shumë si armikja dhe jo mikja juaj. Xhelozia, rivaliteti dhe konkurrenca ekziston gjithmonë mes jush, prandaj që të hiqni dyshimet nëse ajo është mikja apo armikja juaj, bëjini vetes këto 10 pyetje.

1.A ka gënjyer ajo ndonjëherë tek të tjerët për mua që të duket vetë mirë ose të më nxjerrë mua keq?

2.A më ka gënjyer  ndonjëherë  vetëm që të arrinte atë që donte?

3.A më ka lënë ndonjëherë në baltë ose ka anuluar planet vetëm sespe nuk i leverdis asaj?

4.A më kritikon gjithë kohën duke u justifikuar se po bën shaka?

5.A më ka penguar qëllimisht rrugën që të arrij një rezultat pozitiv?

6.A është përpjekur të më distancojë me miqtë e tjerë?

7.A më komplimenton shpesh duke më fyer me delikatesë?

8.A përpiqet të pengojë marrëdhënien time romatike?

9.A zemërohet apo mërzitet kur unë flas për jetën time dhe interesohet vetëm kur i them lajme të këqija?

10.Si ndihem pasi kaloj kohë me të?

Dhe nëse pas këtyre pyetjeve ju kuptoni se shoqja juaj ngjan më një person të tillë, bëni mirë të vendosni kufij të rinj me të. Kështu do të jeni më e sigurt  dhe gjendja juaj emocionale do të jetë më e mirë.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *