Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një qendrim të tijin të postuar në rrjetin social “Facebook”, shprehet i shqetësuar në lidhje me shifrat e larta të të rinjve që nuk janë as në shkollë dhe as në punë.
Presidenti e përcakton këtë si një mbyllje të prespektivës të të rinjve që sjell vetëm shpopullim dhe e konsideron si një dramë të madhe të familjeve shqiptare.
Në fund të shkrimit të tij, Meta e cilëson 25 Prillin si referendum për celjen e prespektivës të të rinjve dhe të ardhmes së vendit.
Postimi i plotë
Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.
Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.
Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.
Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, . ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.
Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit.