Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

1 muaj nga inagurimi i linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, shtyllat rrëzohen ”sa hap e mbyll sytë”. Pikëpyetjet që ngrihen për auditimin e investimit 77.5 mln eurosh

Interkonjuksioni 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë, ose e quajtur ndryshe si autostrada e energjisë, duket të jetë jashtë funksionit kur kanë kaluar më pas se një muaj nga vënia në punë e saj.

Pak më  shumë se një muaj nga koha kur linja e 400 kv Shqipëri – Kosovë, u bë funksinale dhe u deklarua në konferencë të përbashkët të sektorit në 14 dhjetor të 2020, madje të deklaruar edhe nga vetë kryemisitri Edi Rama, duket se janë shfaqur problemet e para.

Duheshin temperaturat e ulëta të janarit që 4 nga shtyllat e interkonjuksionit të rrëzoheshin, çka ngre pikëpyetje mbi cilësinë e investimeve dhe transparëncën e investimit prej 75.5 mln euro të bëra në këtë projekt.

Fax News ka arritur të sigurojë foto dhe video të njërës prej shtyllës së rrëzuar në zonën e Tropojës të cilat janë rrëzuar për shkak të ndikimit që kanë dhënë ngricat. I gjithë projekti me vlerë 75.5 mln euro është financuar nga KFË, banka Gjermane për Zhvillim dhe  investimi në pjesën shqiptare është 42 mln euro.

Pyetja që vjen pas situatës ku ndodhet tashmë sistemi i trasmetimit i cili arriti të vihej në punë pas bllokimit disa vjeçar, a është cilësor?

Kush e ka bërë auditimin e projektit i cili është dorëzuar për tu vënë në funksion.?

Linja 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë, ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241.1 kilometrave, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës.

Kujtojmë se në datën 14 dhejtor të 2020, kryeministri Edi Rama është shprehur se ka arritur të zgjidhë ngërçin ligjor dhe ka vënë në jetë një projekt i ngelur peng prej vetos së Serbisë.

Ky projekt i cilësuar si  gur kilometrik, nga ana e misnitres së infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku,  është vetëm fillimi i një bashkëpunimi shumë të ngushtë midis dy operatorëve të trasmetimit. Por ky gur ka filluar të lëvizë pas një muaji që filloi nga puna dhe që ka ngritur dyshimet për cilësinë e investimeve dhe transparencën e investimeve.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *