Aktori dhe regjistori i njohur shqiptar, Dhimitër Orkocka ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e hemoragjisë cerebrale. Orgocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spítal, ndërsa u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare. Në mes të filmave që ka luajtur është edhe “Gjeneral Megafoni”.
Lajmin e hidhur e dhanë miq të aktorit e regjisorit që hodhi themele të forta në kulturën shqiptare.
Dhimitër Orgocka ka lindur në qytetin e korçës në 24 tetor 1936. Në karrierën e tij numëron 82 role në skenat e teatrove shqiptare e ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Koçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit.