Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

​7 informacione që nuk duhet asnjëherë t’i ndani me burimet njerëzore

Departamenti i burimeve njerëzore duhet në mënyrë të kujdesshme t’i baraspeshojë nevojat e punonjësve, menaxherëve dhe gjithë kompanisë.

Por gjatë kohës sa ata janë “vend” i ndihmës dhe mbështetjes së punonjësve, ata janë gjithashtu profesionistë të cilët duhet të mendojnë rreth interesave të punëdhënësit së tyre.

Kështu që përpara se të ndani ndonjë “sekret” rreth vetes apo karrierës, mendoni sesi do të pritet ajo nga punëdhënësi potencial! Akademi Pune ju sjellë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh përpara se t’i ndani me burimet njerëzore.

Dyshimet për t’u larguar

Kur jeni në pushimin e lindjes, po kujdeseni për një të afërm të moshuar, ose keni leje mjekësore, është e natyrshme të mendoni që ndoshta të mos ktheheni fare në punë, është zgjidhje e mirë për ekuilibrin e jetës tuaj. Por nëse u tregoni burimeve njerëzore, punëdhënësi mund të jetë i pasigurt për angazhimin tuaj të mëtutjeshëm.

Edhe pse është jo ligjore që të pushoheni nga puna gjatë kohës sa jeni në pushim, mund të barteni në ndonjë departament tjetër, ose ju jepen punë më pak të rëndësishme kur ktheheni në punë. Kështu që, për ta shmangur këtë mos flisni me burimet njerëzore derisa ta merrni vendimin!

Gënjeshtra për të pasur pushim shtesë

Burimet njerëzore sigurisht që do ta shqyrtojnë të merrni disa ditë pushim shtesë, nëse thoni se po shkoni në një funeral të dikujt të afërm, ose keni fëmijë të sëmurë në shtëpi. Por gënjeshtrat dhe justifikimet e rasteve të tilla mund t’ju kthehen kundër jush, një ditë kur do të keni vërtet nevojë për atë pushim.

Në shumicën e rasteve, nëse punëdhënësi e kupton që po gënjeni, do të përballeni më pushim nga puna.

Gënjeshtra rreth kualifikimeve

Gënjeshtra më lehtë e zbulueshme që bëhet në vendet e punës është rreth kualifikimeve. Ajo zbulohet shpejt dhe rezulton me humbje të punës.

Puna e dytë

Nëse jeni i punësuar me kohë të plotë dhe u tregoni burimeve njerëzore që jeni duke punuar një punë të dytë, punëdhënësi juaj mund t’ju fajësojë në çdo dështim që shfaqni, siç është vonesa e punës, arritja me vonesë ose të qenit i padisponueshëm për një takim në punën tuaj të dytë.

Procesi gjyqësor ndaj punëdhënësit të kaluar

Nëse keni ngritur një proces gjyqësor kundër një punëdhënësi të mëparshëm, është më mirë të mos ia përmendni atë punëdhënësit të ri. Departamentet etike të burimeve njerëzore jetojnë më frikën e porceseve gjyqësore, sepse kjo merr kohë dhe energji, së bashku me ekspozimin e të dhënave të punonjësve për vite të tëra.

Nëse u tregoni atyre që jeni në një proces të tillë gjyqësor, atëherë do t’i bëni të mëndojnë që edhe ata do t’i trajtoni njësoj.

Çështje shëndetësore

Nëse ndani informacione rreth çështjeve shëndetësore përpara se të ndikojnë në punë, ka mundësi që ta privoni veten nga transferet, avancimet, mundësitë dhe pozitat udhëheqëse. Punëdhënësi mund të fillojë të punojë rreth kësaj çështjeje, për t’i mbrojtur produktivitetin dhe përfitimet e kompanisë.

Pra, nëse ju duhet kohë për shërim, mos diskutoni asgjë me burimet njerëzore derisa t’ju duhet vërtet!

Çështje të jetës personale

Rrëfime rreth lidhjeve që ju kanë dështuar, proceseve gjyqësore me fqinjët, ose problemet e familjare nuk duhet të diskutohen në punë. Ata mund ta konsiderojnë që ato ndikojnë në karrierën dhe mundësitë tuaja, ose ju bëjnë të mendojnë që ju nuk mund t’u bëni ballë atyre vështirësive.

Por kjo nuk vlen edhe nëse të tilla probleme bëhen pjesë e mjedisit të punës. Për shembull, nëse ish i dashuri ose e dashura shfaqet në kompani për t’ju kërcënuar, këtë duhet ta ndani me burimet njerëzore.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.